Maqedoni

Zaev: Mund të ketë zgjidhje për emrin para samitit të BE

29.04.2018 12:22

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se deri në Samitin e qershorit të Këshillit të BE së është e mundur që me Greqinë...

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se deri në Samitin e qershorit të Këshillit të BE së është e mundur që me Greqinë të gjindet zgjidhje për dallimet rreth emrit.Duhet të jemi kreativ në gjetjen e zgjidhjes dhe  të dyja vendet të jenë të kënaqura.
 
Kjo do të thotë zgjidhje me dinjitet që nënkupton ruajtjen e identitetit. Megjithatë sipas tij është biseduar edhe për referendum dhe mënyrën se si do realizohet i njejti sepse fjalën e fundit e kanë qytetarët dhe institucionet.
 
“Erga omnes do të thotë mardhënia ime kundrejt të gjithve ,ajo është erga omnes dhe kjo është mardhënia mes Maqedonisë dhe Greqisë.Tani erga omnes paraqitet edhe në mënyrë plotësuese për përdorim të brendshëm ,por bëhet fjalë për cështje politike sepse të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme e cila do kalojë përmes institucioneve të dyja vendeve”, tha Zoram Zaev, Kryeministër.
 
Zaev edhe këtë rradhë nuk zbuloi konkretisht se deri ku kanë arritur bisedimet dhe se cka është zgjedhur me Greqinë.Sipas tij ndoshta zgjidhja përfundimtare do lidhet me votimin e Maqedonisë ose me dhënien e sovranitetit tone BE së kur do hapet kushtetuta.
 
“Atje për gjithcka që bisedohet është e kushtëzuar,sepse nëse nuk ka zgjidhje definitive asgjë paraprakisht nuk vlen.Kjë është ashtu sepse gjërat  lidhen me njëra tjetërën dhe gjithcka për të cilën kemi gjetur zgjidhje deri më tani janë cështje serioze dhe vlen ti kushtohet respekt I madh.Njëkohësisht kjo na jep arsye të besojmë se gjërat që kanë mbetur do gjejnë zgjidhje.Ndoshta zgjidhja përfundimtare do jetë e lidhur me votimin e Maqedonisë me dhënien e sovranitetit tone BE së ku ne dëshirojmë të antarësohemi dhe ndoshta atëherë do hapet edhe kushtetuta.Ndoshta këtu qëndron zgjidhja sepse sic e dini Greqia kërkon edhe ndryshim të kushtetutës, për ndryshimin e emrit kushtetues.Unë jam I bindur se përmes kretivitetit do gjindet zgjidhje”, tha Zaev.
 
Zaev më tej shton se është optimist se vendi nuk do pret për të hyrë në BE  10 vite ,sepse përskaj rekomandimit të pastërt në raportin e fundit dhe avansimin e reformave, Maqedonia është edhe shtet kandidat nga viti 2005. Ai beson se Maqedonia mund ti arrijë Serbinë dhe Malin e Zi të cilat veçmë kanë hapur kapituj por e tëra kjo mvaret nga kapacitetet vendore.
 
FLUTRA LATIFI TOPOJANI