Maqedoni

Ekspertët juridik: Parlamenti miraton ligjet, Ivanov shkel kushtetutën

29.04.2018 13:45

Ligji për shqipen edhe pse u votua tri here në kuvend, presidenti Gjorge Ivanov vazhdon të mos e dekretojë të njejtin...

Ligji për shqipen edhe pse u votua tri here në kuvend, presidenti Gjorge Ivanov vazhdon të mos e dekretojë të njejtin, edhe pse me Kushtetutë presidenti është i obliguar ta nënshkruaj ligjin që e ktheu në rivotim. Këtë gjë e kanë konfirmuar disa here edhe vetë kreu I Kuendit Talat Xhaferi por dhe Kreu I ekzekutivit Zoran Zaev.
 
Të një vije janë edhe prononcimet e ekspertëve juridik, të cilet për TVM2 po e ritheksojne faktin se me sjelljen e tij presidenti po e sfidon jo vetëm hyrjen në fuqi të ligji për gjuhët por edhe vet punën e kuvendit, pasi me kushtetutë Maqedonia është shtet parlamentar e jo presidencial. Sipas ekspertëve me mbështetjen e mazhorancës politike në kuved, kryeparlamentari Talat Xhaferi mund ta dorëzojë projekt ligjin në gazetën zyrtare dhe i njejti të hyjë në fuqi.
 
“Parlamenti është oragani i cili sipas të drejtës së tij meritore pra kompetencës së tijë vendos për çështjen. Në rastin konkret ligjet janë competence e parlamentit dhe parlamenti është ai që në fund të fundit vendos që a do të hyj një ligj në fuqi ose a do të nxirret një ligj ose jo.Roli I presidentit edhe pse e drejta e mos nënshkrimit të tij janë të një ligji, ka më tepër efekt korrektues, por nuk mund ta ndalin një project ligj që të hyjë në fuqi ose jo,sepse kjo është e drejt meritore, ose në kompetenc të parlamentit dhe presidenti nuk mund ta bllokoj deri në fund”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.
 
“Është një ngecje e pa pranuar si në aspektin politik dhe atë moral, dhe atë qytetar. Sa i përket gjuhës shqipe është faza e ripërsëritjes së përbuzjes së gjuhës shqipe, poashtu edhe humbja e qëndrueshmërisë së politikës shqipëtare e cila nuk diti njëher e përgjithmon t’i nxjerr proceset në fund, dhe kjo nënkupton për torelancën dhe kompromiset politike, qoftë për sa I përket rolit të presidentit, qoftë rolit të kryetarit të kuvendit, poashtu edhe roli I cilësisë së qytetarëve,për këto raste popujt normal protestojnë dhe kjo çështje të përmbyllet njëher e përgjithmon”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.
 
Analistët janë kritik edhe sa i përket angazhimit të faktorit politik shqiptar që ligji të hyjë në fuqi. Sidomos sa u përket zërave se ligji do të hyjë në fuqi pasi ti përfundon mandate presidentit Ivanov, sepse ekspertët vlerësojnë se nuk ka garancë se presidenti I ardhëshëm do të nëshkruaj ligjin. 
 
“Kjo ripërbuzja e dytë që po i bëhet gjuhës shqipe ashtu edhe ofendimi publik që po I ndodh shqiptarëve është e pa pranuar. Megjithatë në aspektin juridik janë të shfrytëzuara të gjitha mjetet, ka hapësirë e cila duhet të kryhet dhe të përmbarohet si procedur juridike, mirpo siç duket këtu nuk ka disponim vet faktori politik shqiptar”, tha Selmani.
 
“Po dëgjohen zëra se mund të priten zgjedhje presidenciale dhe kjo së pari nuk është ligjore nuk është gjuhë juridike që të mund të çoj në miratimin e ligjeve, sepse çdo dit e më tepër po humbet betej e parlamentit në raport me presidentin dhe gjithnjë është një fakt që po del në sipërfaqe dhe nuk është garancë se presidenti i cili do të vijë nesër mund të mos e nënshkruaj përsëri ligjin”, tha Maksuti.
 
Së fundmi kryeparlamentari Talat Xhaferi ka bërë të ditur se ligji do të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit dhe I njejti do të publikohet në gazetën zyrtare me arsyetimin se presidenti rrefuzon ta respektojë obligimin kushtetues që ta nënshkruaj ligjin. 
 
GYLTENE SINANI