“Listerioza”, Ministria e Shëndetësisë ngre padi penale
Kush është fajtori që shiti ushqim me bakterien “Listeria”, që u servirën në tryezat e qytetarëve, cili nuk iu përmbajt standardeve, do të tregojnë organet hulumtuese..........

Kush është fajtori që shiti ushqim me bakterien “Listeria”, që u servirën në tryezat e qytetarëve, cili nuk iu përmbajt standardeve, do të tregojnë organet hulumtuese pas kallëzimit penal që do tu shqiptohet personave të panjohur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Kam dyshime se është e mundur të ketë lëshime dhe të ketë prodhime në shitje, të cilat kanë pasur “Listeria” dhe se kjo duhet të detektohet, të tregohet ajo që është bërë dhe të dënohet. Kemi 4 viktima edhe pse mund të them se mostrat janë negative dhe të jemi të qetë, nuk jam i qetë”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Për të parandaluar epideminë, janë marrë mostra nga prodhuesit, shitoret, distributorët, prej sot do të merren edhe nga makinat e prodhimit, thotë Todorov.
“Nuk duhet të heshtet mostra pozitive. Nëse kemi detektim pozitiv, të jeni të sigurt se menjëherë do ta bëj publike”- theksoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Sipas tij, do të bëhen ndryshime urgjente në Ligj. Deri më tani, prodhuesit i dërgonin mostrat vetë në Laborator dhe ky i fundit ua kthente rezultatet atyre. Me ndryshimet e reja ligjore, kur Laboratori të vërtetojë praninë e bakteries, në afat prej 24 orësh do të duhet të njoftojë Agjencinë e Ushqimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bujqësisë. 20 mostrat e para janë negative.
Priten rezultate prej 300 mostrave, në mesin e tyre edhe nga shitoret e vendeve prej ku janë viktimat. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)
