Botë

Aksident në Kaçanik, vetura e policisë bie në lumë, zhduken dy policë

29.04.2018 15:16

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit të Kosovës...

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit të Kosovës, ku  vetyra me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc. Sipas raportimeve të mediave kosovare, akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë nga mbrëmë të zhdukur.
 
Të gjitha njësitë relevantë mbrëmë janë anagazhuar gjatë gjithë natës për gjetjen dy pjesëtarëve të policisë por pa sukses. Kërkimeve për gjetjen e dy policëve nga mëngjesi i sotëm iu janë bashkuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës si dhe ekipet e zjarrëfikësve, kurse nga autoritet kosovare janë paraqitur dyshime se dy trupat e policëve mund të jenë bartur permes lumit Lepenc në Maqedoni.
 
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bejtush  Gashi nga vendi ku po bëhen krëkimet ka deklaruarse kanë kontaktuar me institucionet në Maqedoni, pasi që dyshohet që rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat përtej kufirit.
 
“Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit. Po ashtu edhe atje janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha Ministri kosovar, Bejtush Gashi.
 
Edhe Ministria e brendshme e Maqedonisë konfirmoi se  kanë filluar kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, dhe se për çdo veprim janë në koordinim me policinë e Kosovës.
 
Nga Kjo ministri thonë  se për çdo informacion shtesë do të njoftojnë opinionin. Ndërkohë, raportohet se një pjesë e lumit Lepenc është kontrolluar por policët nuk janë gjetur ende. Policët e aksidentuar, të cilët ende nuk janë gjetur, janë M.D (26 vjeç) dhe A.T (23 vjec) të dy nga komuna e Kaçanikut.
 
FSK dhe Policia e Kosovës janë duke kërkuar dy policët e zhdukur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.
 
ZEKIRJA MEXHITI