Maqedoni

VMRO – DPMNE ankohet se për emrin, informohen nga mediat Greke

29.04.2018 15:51

VMRO-DPMNE ankohet se nuk ka informacione të mjaftueshme për zhvilimin e procesit të bisedimeve për emrin me Greqinë dhe se ata mbahen larg këtij procesi....

Nga kjo parti thonë se për çështjen e bisedimeve ata informohen nga mediat greke,e jo nga përfaqësuesit qeveritare dhe ripërsëriten qendrimin e tyre të fuqishëm se janë kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë.
 
“Ne kemi informuar mediat dhe gjithë opinionin e maqedonisë se VMRO-DPMNE ka shumë pak informacione ose fare pak detaje në lidhje me procesin e bisedimeve. Prakikisht, një pjesë të informacioneve ne i mësojmë nga mediat greke. Dhe si parti për këtë çështje kemi qendrim konzistent dhe ai është që ne nuk pajtohemi për ndryshimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e emrit kushtetues”, tha Orce Gjorgjievski, nga VMRO-DPMNE.
 
VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendeskryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev se prej kur ata dy janë në këto poste kompanitë e tyre familjare kanë filluar  të “sjellin milona të mëdha” dhe benefite tjera. VMRO-DPMNE akuzon LSDM-n edhe për punsime partiake të disa funksionerëve.
 
“Pas marrjes së postit të kryeministrit Zaev, kompanitë të familjes Zaevi e morën në pronësi të tyre kompaninë gjigante të konfeksioneve nga strumica “Geras Cunev” në sipërfaqe prej 1.800 metra katror me çmim sa për një garsonjer, ose në vlerë prej 20 mijë euro. Nëse këtu nuk ka konflikt interesësh, atëherë deri në fund të mandatit të Zaevit, gjysma e maqedonisë do të jetë në pronë e familjesë së tij. Opinioni ka të drejtë të dijë se për sa është rritur kapitali i kompanive të Zaevit, prej kur Zaevi është kryeministër. Ndërsa është evidente se pas marrjes së postit  zëvendeskryeministër për çështje ekonomike, kompanit e Angjushevit filluan të marrin tendera shtetërore”, tha Gjorgjievski.
 
Nga LSDM hodhën posht këto akuza duke thënë se qeveria punon me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve.Nga kjo parti konstatojnë se gënjeshtrat edhe shpifjet e VMRO-DPMNE-së janë si rezultat i mos pranimit të politikave të sukseshme të qeverisë.Për dallim nga firmat e Belizës” të VMRO-DPMNE-së, zv/kryeministri për çështje ekonomike Angjushev e shpalosi listën pronësore e cila ishte shpallur në mënyrë transprente, thuhen në komunikatën e LSDM-së.
 
REXHEP QAMILI