Botë
BE ndalon 3 pesticide
29.04.2018 17:30
Vendet anëtare të BE kanë aprovuar propozimin e Komisionit Evropian për ndalimin e përdorimit të tre lloje pesticidesh, pasi janë klasifikuar si të dëmshme për bletët...

Kështu, përdorimi i principeve active imidacloprid, clothianidin dhe thiamethoxan, të cilat kanë përdorim të gjerë në agrikulturë, mund të lejohen vetëm brenda serave, por janë rreptësisht të ndaluara jashtë tyre.
Këto tre lloje pesticidesh përftohen dhe janë derivate të nikotinës. Lidhur me këtë çështje, edhe në vitin 2013 ishin vendosur nga BE masa shtrënguese për përdorimin e disa pesticideve të kësaj familjeje.
Vendimi është marrë pas studimeve të kryera, sipas të cilave, në ato fole bletësh që ishin në kontakt me këto substanca, ishte regjistruar një vdekshmëri tri herë më e lartë në krahasim me normat.
Këto pesticide dobësojnë jo vetëm aftësinë e bletëve në mbledhjen e nektarit, por edhe të insekteve të tjera që kanë të njëjtin funksion, si fluturat dhe grerëzat. Në fakt 75% e prodhimit ushqimor në planet varet nga këto tre insekte./Tv Klan
