Aksidenti në Kaçanik, vazhdon aksioni i gjetjes së policëve

30.04.2018 13:29

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy zyrtarëve policorë të Kosovës...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët nje ditë më pare me makinë kanë rënë në lumin Lepenc, në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.

Nga Policia e Kosovës thonë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti dhe se kanë kontaktuar me institucionet në Maqedoni, pasi dyshojnë se trupat e policëve mund të jenë bartur në Maqedoni nga valët e ujit. Policia e Maqedonisë është shprehur e gatshme për t’ju dal në ndihmë autoriteteve kosovare për gjetjen e trupave të dy policëve.

Nga MPB e Maqedonisë thonë se për çdo veprim apo lëvizje të re në këtë drejtim do të jenë në kontakt me policinë e Kosovës. Akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur.

Policët e aksidentuar,të cilët ende nuk janë gjetur, janë M.D (26 vjeç) dhe A.T (23 vjec) të dy nga komuna e Kaçanikut.