Botë

Takimi me Kim Jong-un, në 3-4 javët e ardhshme

30.04.2018 14:31

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se takimi i tij me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, mund të ndodhë në 3 ose 4 javët e ardhshme...

Nga një tubim në Uashington, kreu i shtetit u shpreh se ky takim do të jetë me tepër rëndësi për shkak të temës që do të diskutohet: denuklearizimi i gadishullit korean.

Në të njëjtin event, Trump nuk harroi të sulmonte edhe ish-shefin e Byrosë Federale të Hetimit, James Comey. Presidenti amerikan nuk kurseu nga kritikat e vjetra as Ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara në Britani, e cila u zhvendos në zonën jugore të Londrës në janar.

“Presidenti, i cili do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar në korrik, ka fajësuar paraardhësin e tij, Barack Obama, për këtë lëvizje, por në të vërtetë dakordësia për zhvendosjen është arritur gjatë presidencës së George W Bushit.