Oda Ekonomike: Raporti monetar, pasqyrë për punën e kompanive

30.04.2018 15:31

Kompanitë e huaja të cilat dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë e Maqedonisë....

Kompanitë e huaja të cilat dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë e Maqedonisë kanë nevojë për më tepër informacione.

Një mundësi të tillë e siguron Raporti monetar me anë të të cilit shumë kompani nëpër botë pasqyrojnë të dhënat rreth gjendjes dhe aktivitetit të tyre. Për këtë arsye, Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë për rejting të kreditit “Coface”, ka zhvilluar disa mjete me të cilat kompanitë e Maqedonisë mund të sigurojnë një raport kreditor për kompanitë e huaja, me qëllim që firmat e vendit të sigurojnë ndonjë partner potencial të huaj.

“Raporti monetar është i ndarë në disa segmente në kuadër të të cilit kompanitë mund t’i marrin informacionet e nevojshme. Ato mund të marrin raportin e biznesit, raportin financiar dhe limitin kreditor. Për momentin kemi rreth 200 kompani të cilat janë kompani që është kënaqësi të punohet dhe gjithnjë e më shumë raporti monetar, raporti kreditor është lëndë kërkimi nga eksportuesit vendorë, por edhe nga ana e kompanive të huaja të cilat dëshirojnë të bashkëpunojmë me kompanitë tona”,- tha  Valentina Cvetkovska nga Oda Ekonomike.

Shërbimi “Raporti kreditor” jep qasje në bazat e internetit në të cilat përfshihen mbi 12 milion kompani nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe raporti jep zgjidhje për të gjetur raporte të përpunuara si dhe të informacioneve më të reja. (Ersan Pajaziti, TVM2)