Rikonstruimi i qeverisë, Zaev: Gjithçka varet nga bisedimet me partitë
Kryeministri, Zoran Zaev, deklaroi se ka gjasa reale për ndryshime në më shumë resorë të qeverisë.....

Kryeministri, Zoran Zaev, deklaroi se ka gjasa reale për ndryshime në më shumë resorë të qeverisë, megjithëse është e mundur që askush të mos ndërrohet. Sipas tij, e gjithë situata do të varet nga rezultatet e bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeveritar, të cilat janë në vijim e sipër.
“Në bisedime po diskutohet për çështje thelbësore. Në fund mund të ndodh të ndryshohen më tepër resore, më tepër drejtorë... Mund të ndodh askush të mos ndryshohet, varësisht se si do të rrjedhin bisedimet. Kam thënë se arsyeja kryesore është zgjerimi i shumicës parlamentare, por edhe rezultatet e punës nëpër institucione. Paralelisht po bëj analiza të shoh rezultatet nga ndryshimi i pushtetit”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Kreu i qeverisë, Zoran Zaev, para gazetarëve deklaroi se për këtë çështje do të informojë opinion pas festës së 1 majit. Sipas tij, arsyeja e vetme iniciuese për rikonstruimin e qeverisë është zgjerimi i shumicës parlamentare, por njëherit edhe vetë rezultatet nga puna e ministrave deri më tani. (Merita Gashi, TVM2)
