Qeveria përgatit ribalancin e buxhetit
Qeveria përgatit ribalanc të buxhetit mëson MTV. Buxheti do të zvogëlohet për për 5% ose më saktë, shpenzimet e qeverisë do të shkurtohen për 143 milion euro....

Qeveria përgatit ribalanc të buxhetit mëson MTV. Buxheti do të zvogëlohet për për 5% ose më saktë, shpenzimet e qeverisë do të shkurtohen për 143 milion euro
Ministri i financave Zoran Stavrevksi, paralajmëroi kohë më parë se në mes të vitit do të bëhet vlertësimi nëse ka nevojë për ribalanc të buxhetit dhe nëse shikohet nevoja për një gjë të tillë, do të vlerësohet sasia e mjeteve që do të shkurtohen.
Sipas tij, deficit buxhetor është rezultat i faktorëve sezonalë , më saktë pagesës së subvencioneve dhe pagesave për projektet kapitale infrastrukturore. Por sipas të dhënave, deri në qershor janë harxhuar 80% e deficitit të planifikuar buxhetor ose 240 milion euro nga gjithsej nga 297 milion eurot e planifikuara për tërë vitin.
6 muajt e parë të vitit janë mbledhur 7 % më pak tatime sesa ishte planifikuar. Zyrtarizimi i rishikimit të buxhetit pritet të bëhet shumë shpejt.
