Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, qytetarët: Sindikata, më aktive në mbrojtjen e punëtorëve, duhet të protestohet
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e Sindikatave...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e Sindikatave, për dallim nga vitet e tjera, sivjet me rastin e 1 Majit kanë paralajmëruar marsh protestues për mbrojtjen dhe përmirësimin e statusit social dhe ekonomik të punëtorëve në vend. Protesta e paralajmëruar sipas qytetarëve është më se e nevojshme. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se arsyeja pse duhet që Dita Ndërkombëtare e Punës të shënohet me protestë është me qëllim që të mbrohen të drejtat elementare të punëtorëve.
“Po, duhet të protestohet. Të drejtat e punëtorëve nuk janë të mbrojtura”,- tha u shpreh një qytetar.
“Unë nuk do të protestoj, jetoj në Suedi dhe kam ardhur për pushim. Po, në Suedi protestohet për të drejtat e punëtorëve”,- theksoi një qytetar.
“Nuk mendoj se janë të mbrojtura të drejtat e punëtorëve. Ne më të moshuarit kemi kaluar, por tani duhet të luftojmë që gjeneratat e reja të kenë më shumë të drejta, më shumë ardhmëri”,- u shpreh një qytetar.
“Po, duhet të protestohet, Dita e Punëtorëve është. Të drejtat e punëtorëve nuk janë të mbrojtura”,- deklaroi një qytetar.
Qytetarët shprehen të pakënaqur me punën e sindikatave viteve të fundit. Sipas tyre, të drejtat e punëtorëve nuk duhet të kërkohen vetëm përmes protestave, por edhe nëpërmjet rrugëve ligjore.
“Sindikata nuk është sikur ka qenë përpara, tani nuk është shumë aktive”,- theksoi një qytetar.
“As 3 për qind deri tani, e leje më 50 ose 30 për qind, sepse funksionon politika shtypëse”,- tha një qytetar.
“Sigurisht, sindikata duhet të jetë më aktivë”,- u shpreh një qytetar.
“Sindikata është shtylla një dhe ajo i përmban punëtorët. Ata paguajnë dhe u kthehen të drejtat, por duhet të dihet si të kërkohen të drejtat, jo vetëm përmes protestës, por edhe në baza ligjore”,- theksoi një qytetar.
Një nga kërkesat e përbashkëta sindikale është ndryshimi i Ligjit aktual për marrëdhënie të punës ose miratimi i një ligji krejtësisht të ri, rroga më të larta dhe jetë me dinjitet të punëtorëve.
Të dhënat tregojnë se madje 70% e punëtorëve kanë marrë një rrogë më të vogël se sa mesatarja në nivel republikan, ndërkohë që shporta sindikale e konsumit për harxhime mujore është më e lartë se të hyrat në buxhetin familjar.
Kërkesat e sindikatës përqendrohen kryesisht në paga më të larta, regres për pushimin vjetor, pozicion më të mirë socioekonomik të punëtorëve, vende pune të sigurta, zvogëlim të varfërisë, ndalim të punës ilegale, mobingut, si dhe diskriminimit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
