Shkupi me masa kundër ndotjes së ajrit, trajnime dhe subvencione për pastrimin e oxhaqeve

30.04.2018 17:52

Qyteti i Shkupit do të trajnojë pastrues oxhaqesh....

Qyteti i Shkupit do të trajnojë pastrues oxhaqesh, sepse të dhënat flasin që Shkupi nuk ka numër të mjaftueshëm të personave që pastrojnë oxhaqe. Kjo, sipas kreut të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ndikon dukshëm në ndotjen e ajrit.

Në trajnim do të përfshihen 25 persona të papunë dhe i njëjti do të fillojë nga 1 qershori dhe do të zgjasë tre muaj. Paraqitja e të interesuarve zgjat deri më datën 10 maj, ndërkohë që kandidatët në periudhën e trajnimit do të marrin kompensim në vlerë prej 9 mijë denarësh. Pas përfundimit të trajnimit të çdo kandidati, përveç certifikatës, do t’i sigurohet materiali bazë për hapjen e biznesit vetanak, që duke filluar nga 1 shtatori këta persona të trajnuar të mund të fillojnë me punë. Sipas kreut të Shkupit, Shilegov, nga shtatori do të fillojë edhe subvencionimi i amvisërive për pastrimin e oxhaqeve me ç’rast në buxhet janë ndarë 10 milionë denarë.  

“Në Shkup tani për tani janë të regjistruar vetëm 8 persona oxhakpastrues, ndërkohë që 45% i numrit të përgjithshëm të amvisërive në Shkup gjatë sezonit të dimrit ngrohen me dru dhe kjo përbën 1/3-ën, si kontribuues i ndotjes së ajrit në Shkup. Sipas të dhënave, në Shkup ka mbi 60 mijë oxhaqe, të cilat shumë rrallë pastrohen, ndërsa, siç dihet, oxhaqet e tilla bëjnë dyfishin e ndotjes së ajrit”,- tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.