Maqedoni

“Saraj fest 2018”, dy ditë këngë e valle në Saraj

30.04.2018 18:23

Saraji për dy ditë rresht jehon nga tingujt e këngëve dhe valleve shqiptare....

Sot dhe nesër në Saraj zhvillohet edicioni i tetë i festivalit tashmë tradicional “Saraj fest 2018”. Organizatorët thonë se për dallim nga vitet e tjera, interesimi i madh i ansambleve ka bërë që sivjet ky festival të mbahet në dy ditë.
 
“Pjesëmarrësit e rinj janë të kënaqur që jo vetëm mund të interpretojnë vallet e tyre para spektatorëve, por mund të shoqërohen dhe njihen me të rinjtë e tjerë me të cilët ndajnë të njëjtin pasion për muzikën popullore dhe folklorike”,- tha organizatori i “Saraj Fest”, Hazbi Shaipi. 
 
Festivali filloi sonte në orën 18:00 në sheshin e Sarajit, ndërsa nesër prej orës 14:00 skena e tij do të zhvendoset në parkun e Sarajit, ku priten edhe spektatorë të shumtë për shkak festës, 1 majit.
 
ARDITA IMERI