Maqedoni

Çavkov do të dalë nga paraburgimi

30.04.2018 19:06

Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, pritet që të dalë nga paraburgimi...

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Penale që Mitko Çavkov me anë të pasurisë së patundshme të garantojë se nuk do të ikë nga shteti nëse del nga paraburgimi që e vuan në burgun e Shutkës.
 
Prokuroria për Krim të Organizuar ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të Penales, por Gjykata e Apelit ka refuzuar të njëjtën, me ç’rast vendimi bëhet i plotfuqishëm. Tani për tani ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike dhe ish-ministër i MPB-së, Mitko Çavkov, mbetet në paraburgim deri në momentin e firmosjes së të gjithë pasurisë  së  patundshme në vlerë prej 600 mijë eurosh, si garanci për qëndrimin e tij brenda shtetit.