TIRANË

Tiranë, për 4 vjet vodhën 4.3 milion euro nga BQSH

25.07.2014 18:06

Antikrimi ekonomik po zhvillon hetime intensive, të cilat nuk do të ndalen për asnjë moment, deri në zbardhjen e plotë të skemës së vjedhjes........

Këta janë dy personat që kanë vjedhur 600 mijë dollarë nga thesari i Bankës së Shqipërisë për 4 vjet me radhë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Antikrimi ekonomik po zhvillon hetime intensive, të cilat nuk do të ndalen për asnjë moment, deri në zbardhjen e plotë të skemës së vjedhjes.

Sipas Prokurorisë, dy ekonomistët e Bankës së Shqipërisë i vidhnin paratë dhe në thasët që ngelnin bosh, vendosnin libra.

Gjithçka në ku po përqendrohet Prokuroria, aktualisht lidhet me faktin se si janë lejuar këta dy persona të hynin me libra në ambientet ku ruhen paratë në Bankën e Shqipërisë, kur sipas Ligjit, ata duhet të hyjnë duarbosh. Hetimet do të shtrihen që në momentin kur lekët vinin nga Rinasi, duke u marrë në pyetje personat që e transportonin thesarin që vinte nga Zvicra.

Pavarësisht se i dyshuari, Ardian Bitraj, ka deklaruar se paratë që vidhte nga thesari i Shtetit i linte në bixhoz, sipas Prokurorisë, ai i ka investuar paratë në prona të paluajtshme, ndaj për këtë arsye, organi i akuzës paralajmëron vendosjen e masës së sekuestros për këtë kategori të pasurive të Bitrajt.

Dy të dyshuarit, ndodhen të arrestuar me vendim Gjykate për akuzat e vjedhjes, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. (Luljeta Ndoka, TVM2)