LSDM, nuk heq dorë nga Qeveria teknike

25.07.2014 17:09

Nga LSDM, mbeten në qëndrimin që Qeveria teknike të formohet gjysmë viti para zgjedhjeve të ardhshme, për të cilat do të merren vesh partnerët e koalicionit qeveritar..

LSDM, nuk heq dorë nga kërkesa për formimin e Qeverisë teknike, si kusht për fillimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe kthimin eventual në Kuvend. Nga LSDM, mbeten në qëndrimin që Qeveria teknike të formohet gjysmë viti para zgjedhjeve të ardhshme, për të cilat do të merren vesh partnerët e koalicionit qeveritar.

“Kushti i vetëm që të realizohet ajo për të cilën u morëm vesh, është pjesëmarrja e LSDM-së dhe opozitës së bashkuar, në zbatimin e punëve për të cilat jemi marrë vesh. Si argument për këtë është: Qeveria teknike, mos të bëhet prej nesër. E kaluara ka treguar se zgjedhjet shpallen në momentin kur për to merren vesh koalicioni qeveritarë. Kërkesa jonë është që 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme, të formohet Qeveri teknike, që do ta zbatojë gjithë atë për të cilën jemi marrë vesh bashkërisht dhe që nuk do të jetë letër higjienike”, deklaroi sot  Hari Lokvenec nga LSDM, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Gruevski, që akuzoi LSDM-në si fajtore për mungesën e dialogut politik në vend.