Maqedoni
Organizatat sindikale, 1 maji shënohet me protesta
01.05.2018 12:23
Organizatat Sindikale në Maqedonia me marshe protestuese kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve 1 majin...

Me moton “Rrugët janë të ndryshme, por qëllimet të njëjta”, para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave filloi marshi protestues.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski, tha se i fton të gjithë të marshojnë me dinjitet para kuvendit dhe qeverisë, me qëllim të dërgimit të 15 kërkesave sindikale. Pjesë e protestës ishin edhe parullat me moton “Në Evropë pa paga dhe kontribute, apo regres për pushim vjetor për të gjithë”.
Për kushte dinjitoze në punë dhe rrogë dinjitoze, protestuan edhe nga Sindikata e Mediave. Tamara Çaushidis me këtë rast deklaroi se viteve të kaluara disa sindikata u pajtuan të heshtin. “Ishin në rrugë, edhe sot janë në rrugë. Morëm shumë premtime, por situata nuk u përmirësua”.
Për të drejtat e punëtorëve sot e ngriti zërin edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura.
