Botë

Komisioni Europian thirrje ShBA-ve: të hiqen tarifat amerikane të çelikut e aluminit

01.05.2018 13:33

Komisioni Europian bëri thirrje për heqjen e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin dhe tha se vendimi i presidentit, Donald Trump...

Komisioni Europian bëri thirrje për heqjen e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin dhe tha se vendimi i presidentit, Donald Trump, për të zgjatur masat e tarifave edhe për një muaj, krijon pasiguri për bizneset.

Përmes një deklarate për media, Komisioni tha se ka analizuar vendimin e Trumpit që tarifat ndaj Bashkimit Europian të jenë në fuqi deri më 1 qershor.

“Vendimi i ShBA-së zgjat pasigurinë e tregut, i cili tashmë është i prekur nga këto vendime”,- thuhet në deklaratë.

“Bashkimi Europian duhet të jetë plotësisht dhe përgjithmonë i përjashtuar nga këto masa, pasi ato nuk mund të justifikohen në bazën e sigurisë kombëtare”,- thuhet në deklaratë, ku shtohet se kapaciteti i tepërt i çelikut dhe aluminit nuk vjen vetëm nga Europa.