Botë

Moon Jae-in: të verifikohen zotimet e Koresë Veriore

01.05.2018 14:05

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të ndihmojnë rreth verifikimit të mbylljes së planifikuar të vendeve në testimet bërthamore të Koresë së Veriut...

Moon e ka bërë këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka raportuar agjencia e lajmeve jug-koreane, Yonhap.

Disa ditë para samitit historik në mes të Moon dhe liderit veri-korean, Kim Jong Un, Koreja e Veriut ka njoftuar se do të mbyll testet bërthamore në Punggye-ri dhe do të ndërpresë të gjitha testet bërthamore dhe të raketave balistike.

Gjatë samitit, Kim dhe Moon ishin zotuar se do të punojnë në denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.