Maqedoni

“Ndal për përmbaruesit”, sindikalistët dhe OJQ-të duan ndryshime ligjore

01.05.2018 15:02

“Qytetarët të ngrenë zërin kundër përmbaruesve”, kjo ishte motoja e protestës së nismës “Ndal për përmbaruesit”...

“Qytetarët të ngrenë zërin kundër përmbaruesve”, kjo ishte motoja e protestës së nismës “Ndal për përmbaruesit”, që mbështetet edhe nga Konfederata e  Sindikatave dhe OJQ “No Pasaran”. Organizatorët kërkuan zhbllokimin e  llogarive të  mbi 50,000 qytetarëve, Ligj të ri  për përmbaruesit, që do t’i vendoste noterët dhe përmbaruesit brenda kornizës së gjykatave. Ata kërkojnë nga kryeministri që të mbajë fjalën në lidhje me zgjidhjen e problemit me përmbaruesit.
 
 
“Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë dhe tre shoqata qytetare, kemi dalë këtu me qëllim të ndryshohet Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligji për përmbarues. Ne nuk jemi të kënaqur nga këta dy ligje. Motivi kryesor pse kemi dalë këtu është Ligji për përmbarues, në të cilin janë përfshirë mbi 100 mijë njerëz në Maqedoni. 50 mijë qytetarë i kanë të bllokuara xhirollogaritë, kjo është një gjenocid i vërtetë ndaj qytetarëve. Kërkojmë gjithashtu që përmbaruesit të kthehen në kornizën e autoriteteve gjyqësore, pasi deri më tani kanë qenë nën dirigjimin e pushtetit”,- tha organizatorja, Ana Gligorova.
 
“Do t’i kundërvihemi ashpër atyre të cilët do të mundohen t’i shkelin të drejtat e punëtorëve. Ne sot apelojmë deri tek qeveria dhe opinioni të na marrin seriozisht qëllimet dhe kërkesat tona, ne jemi të gatshëm për bisedime”,- tha një qytetar.
 
Qeveria ka formuar një grup punues që duhet të përgatisë ndryshimet ligjore për uljen e harxhimeve në strukturën e vendimeve përmbaruese.
 
“Jam i bindur se mund të kemi sukses. Nëse punojmë në mënyrë të përkushtuar, mund të gjejmë zgjidhje për problemet e këtilla. Por, prej një pjese të të hyrave duhet që të heqin dorë edhe noterët edhe shteti. Pjesa dërmuese e qytetarëve tanë kanë probleme edhe për borxhet nga viti 2003, kurse në 2007 me kamatat e larta”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Qeveria parashikon në ndryshimet ligjore që 42 tarifat e shërbimeve përmbaruese të ulen në dhjetë, të largohen shpenzimet e avokatëve dhe kërkesat për shërbimet komunale t`i paguajnë vetë ndërmarrjet.
 
ZEKIRJA MEXHITI