Botë

1 maji, arrestime në Turqi, pengohet protesta në Taksim

01.05.2018 16:04

Policia në Stamboll prangosi më shumë se një duzinë protestuesish që po përpiqeshin të marshonin drejt sheshit Taksim për kremtimin e 1 majit....

Nën argumentin e shqetësimeve të sigurisë, autoritetet turke kishin vendosur që në këtë shesh të mos organizoheshin evente, ndaj dhe rrugët që çonin drejt tij u bllokuan nga forca të rendit. Vetëm disa grupe të vogla përfaqësuesish të sindikatave të punës u lejuan të hynin sa për të vendosur kurorë me lule në një monument.
 
Nën thirrjet: “Taksimi nuk mund të mbetet jashtë festimeve të 1 majit”, rreth 25 persona tentuan të kalonin në shesh me forcë. Taksimi ka vlerë të lartë simbolike për lëvizjen punëtore të Turqisë, prej kur në vitin 1977, 34 persona u vranë atje gjatë protestës së 1 majit, kur mbi turmën u hap zjarr nga një ndërtesë pranë saj.
 
Dita që kremton betejat e klasës punëtore për të drejtat e saj sjell tubime në qytete anembanë Amerikës, por edhe aktivizimin e ekstremistëve të djathtë, të cilët kanë një traditë të gjatë shënjestrimi të sindikatave dhe aktivistëve të punës në ShBA. Grupet e ekstremit të djathtë kanë organizuar kundërdemonstrata në Seattle, Washington e Los Angeles.
 
Në Sri Lanka, qeveria i shtyu tubimet dhe procesionet që shënojnë këtë ditë me arsyetimin e kremtimeve të festivalit njëjavor, “Vesak”, i cili vazhdon deri në 2 maj. Vendimi, sipas saj, u mor me kërkesë të murgjve budistë, të cilat kanë influencë të madhe në vendin ku një shumicë e qartë njerëzish i përkasin këtij besimi. 
 
Rreth 5,000 persona u mblodhën pranë pallatit presidencial në Manila për të protestuar ndaj dështimit të presidentit, Filipine Rodrigo Duterte, në përmbushjen e një premtimi të madh të fushatës, dhënies fund të kontraktimit dhe praktikës së përhapur të punësimit afatshkurtër.
 
GAZMEND REXHEPI