Maqedoni

Kërkimet për dy policët, Haradinaj: Ende nuk i jemi drejtuar zyrtarisht Maqedonisë

01.05.2018 16:25

Vazhdojnë në mënyrë intensive kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve të Kosovës, Malsor Dashit dhe Armend Trenas...

Vazhdojnë në mënyrë intensive kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve të Kosovës, Malsor Dashit dhe Armend Trenas, të zhdukur që nga e shtuna në rrugën Hani i Elezit - Kaçanik.
 
Kryeministri, Ramush Haradinaj, thotë se ende kanë mbetur pa u kontrolluar imtësisht edhe pak kilometra në Kosovë. Sapo të mbarojnë kërkimet brenda vendit, do i bëhet kërkesë zyrtare edhe Maqedonisë, në mënyrë që kërkimet të nisin edhe në territorin e vendit fqinj. 
 
“Sa i përket policëve të humbur, ende nuk ka asgjë të re. Kemi shtuar numrin e personelit aktiv. Rrethanat janë të pafavorshme dhe gjetja e trupave mund të jetë jo e lehtë, por as edhe e largët për gjetjen e trupave. Unë ende nuk i kam bërë Maqedonisë një kërkesë zyrtare, më shumë i kam bërë një kërkesë miqësore, por në momentin kur të mbyllet kërkimi në pjesën e Kosovës, do të kërkojmë zyrtarisht për kërkimet edhe në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë familjeve të dy policëve në këtë rast dhe si qeveri, si shtet, nuk do të turpërohemi para policëve që janë në detyrë”,- deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.