Maqedoni
Kushtet e punës për gazetarët, Çaushidis: Shumë premtime, asgjë nga realizimi
01.05.2018 17:27
Gazetarët dhe punonjësit mediatikë, në këtë ditë të punëtorëve kërkuan në protestë paga dhe kushte më të mira për punë....

Ata thanë se në të ardhmen bashkërisht do të luftojnë kundër injorimit të problemeve të tyre shumëvjeçare në lidhje me kushtet e punës dhe pagave të vogla.
“Gjatë viteve të kaluara, një pjesë e sindikatave nuk u pajtuan të heshtin dhe sot jemi sërish në rrugë për të njëjtën gjë. Morëm shumë premtime, ndërsa situata nuk u përmirësua. Jemi këtu për të kërkuar paga dhe kushte më të mira”,- tha kryetarja e SPGPM-së, Tamara Çaushidis.
Ky marsh u mbështet edhe nga Sindikata diplomatike, akademike dhe e kulturës. Edhe anëtarët e kësaj sindikate kërkuan ndërprerjen e financimit të ulët në arsim dhe të veprimtarisë hulumtuese shkencore.
“Pagat e të punësuarve në arsim, të cilat jepen nga buxheti, janë në të njëjtin nivel ka më shumë se një dekadë. Pagat tona janë tre herë më të ulëta sesa pagat e kolegëve në rajon, janë më të ulëta se sa pagat e disa sektorëve tjerë në vend me të cilët më herët kemi qenë në të njëjtin nivel. Lirisht mund të konstatohet se pagat e një pjese të madhe të arsimtarëve, hulumtuesve dhe bashkëpunëtorëve në arsim janë jodinjitoze”,- deklaroi kryetarja e Sindikatës së pavarur, akademikja Maja Stevanoviç.
“Jemi në pritje të miratimit të Ligjit të ri për kulturë, të marrëveshjes kolektive dhe të përmirësimit të kushteve të punonjësve në kulturorë nëpër institucione. Jemi këtu për t’iu rikujtuar autoriteteve të vendit për të na i zgjidhur problemet që kemi”,- tha kryetarja e Sindikatës së kulturës, Tanja Arsovska.
Marshi protestues i “fuqisë së shtatë”, pra i gazetarëve, filloi prej sheshit “Karposhovo” dhe më pas vazhdoi para qeverisë dhe kuvendit, ku sot protestuan edhe më shumë Shoqata sindikaliste.
REXHEP QAMILI
