Maqedoni

LSM riktheu protestat për 1 maj, sindikalistët me 15 kërkesa për Qeverinë

01.05.2018 17:50

Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi është i njëjtë”, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi është i njëjtë”, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë shënoi me protesta Ditën Ndërkombëtare të Punës dhe 110 vjetorin e Lëvizjes Sindikaliste të Maqedonisë.
 
Qeverisë nga protesta iu dorëzuan edhe 15 kërkesat e LSM-së, që përfshijnë paga më të larta, regres për pushimin vjetor, pozicion më të mire socio-ekonomik të punëtorëve, vende pune të sigurta, zvogëlim të varfërisë, ndalimin e punës ilegale etj.
 
“Në emrin tuaj dhe në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do t’i dorëzojmë 15 kërkesat tona të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve. Ky është një fillim i ri për të kthyer besimin në Lëvizjen Sindikale”,- deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni, Darko Dimovski.
 
Edhe pse në Shkup u mbajtën tre protesta të ndryshme që filluan nga vende të ndryshme, në fund të gjitha sindikatat u bashkuan para Qeverisë, për të dëshmuar se për të drejtat e punëtorëve sindikalistët janë unanimë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU