Botë
Shpërthim me bombë pranë një xhamie, 24 të vdekur
01.05.2018 20:43
Të paktën 24 persona janë vrarë në një shpërthim me bombë në qytetin nigerian të Mubit...

Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie, ku besimtarët myslimanë po përgatiteshin për namazin e pasdites.
Policia tha se sulmi dyshohet se është realizuar nga grupi islamik Boko Haram.
Nga shpërthimi raportohet se kanë mbetur edhe shumë persona të plagosur. Qyteti i Mubit është sulmuar disa herë nga Boko Haram. Nëntorin e kaluar më shumë se 50 persona u vranë kur militantët islamikë shpërthyen një bombë brenda në xhami.
Boko Haram ka zhvilluar një fushatë dhune për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë që nga viti 2009.
Më shumë se 20 mijë persona janë vrarë dhe më shumë se 2 milionë janë zhvendosur./Ora News
