Botë
Afrika Qëndrore: Sulm me granata në kishë, humbin jetën 15 persona
02.05.2018 09:50
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me granata në një kishë, në Afrikën Qëndrore...

Objekti i kultit që mban emrin Kisha ‘Notre Dame’, u sulmua nga disa persona, të cilët hodhën granata drejt njerëzve që ishin brenda.
Mësohet se në kishë ndodheshin shumë besimtarë, që po festonin ditën e një shenjtori, ndërsa ‘Notre Dame’ është bërë objekt sulmi edhe në vitin 2014.
Objekti i kultit ndodhet në kryeqytetin Bangui, shumë pranë zonës PK5, që njihet edhe si enklava myslimane dhe që shpesh herë bëhet qendër e përplasjeve të armatosura./Top Channel
