SHKUPI PËRJUTON TËRMETIN E VITIT 1963

Shkupi shënon 51 vjetorin e tërmetit katastrofik

26.07.2014 13:33

Shkupi me aktivitete të shumta do ta shënojë 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë..

Shkupi me aktivitete të shumta do ta shënojë 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Shënimi do të fillojë në orën 10 me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 10 deri në orën 18 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH "Dare Xhambaz".

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime. Poetet do të kenë lexim poetik për qytetin e tyre, i cili do të fillojë në orën 19. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do ta hap ekspozitën "Shkup 'kronika e 63-të filmike në një kohë", e paraparë për në orën 20:30. Më pas do të ketë projektim të filmit dokumentar "Shkupi '63" të regjisorit, Velko Bulajiq.