Botë

Mbi 100 të arrestuar për dhunën e Një Majit në Francë

02.05.2018 11:19

Policia franceze dërgoi në mbajtje 109 njerëz - një ditë pasi demonstrues të maskuar thyen dritare të dyqaneve...

Policia franceze dërgoi në mbajtje 109 njerëz - një ditë pasi demonstrues të maskuar thyen dritare të dyqaneve dhe dogjën makina gjatë protestave të Një Majit në Paris.
 
Grupet anarkiste të ekstremit të djathtë i ndryshuan drejtimin një proteste paqësore kundër reformave të punës në sektorin publik, që ka ndërmarrë presidenti Emmanuel Macron.
 
Policia tha se rreth 1,200 protestues të maskuar morën pjesën në demonstratën e Një Majit të sindikatave të punës.
 
Katër njerëz, përfshirë një polic, janë plagosur lehtë.
 
Autoritetet përdorën gazin lotsjellës dhe ujin, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit./evropaelire