Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik”, Apeli ende nuk ka vendim për gjykatësit

02.05.2018 13:45

Gjykimi për rastin “Titanik”, në të cilin janë akuzuar, Nikolla Gruevski....

Gjykimi për rastin “Titanik”, në të cilin janë akuzuar, Nikolla Gruevski, dhe 20 persona tjerë, assesi të fillojë. Gjykata Supreme të hënën e dorëzoi vendimin për tërheqjen e Gjykatësve në rastin “Titanik” deri tek Gjykata e Apelit.

Lënda është dorëzuar deri te Gjykata e Apelit dhe kur do të jetë e gatshme do t’i dorëzohet Gjykatës Penale. Për shkak të mospasjes së vendimit për tërheqje u anulua edhe Gjykimi i sotëm për rastin “Titanik”.

Seanca e radhës u caktua për datën 9 maj. Avokatët kërkuan tërheqjen e gjykatësve për shkak të dyshimeve se ata janë pjesë e bisedimeve  të përgjuara në mënyrë jolegale. Në seancë u paraqitën të gjithë të akuzuarit, mes të cilëve edhe Gordana Jankullovska, e cila nuk erdhi në gjykimin e mëparshëm për shkak të hapjes së pushimit mjekësor.

Rasti “Titanik” është rasti i parë i hapur nga  PPS, në të cilin  ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministrat dhe funksionarë të lartë të qeverisë së kaluar,  Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.