Rusia shkurton shpenzimet ushtarake për herë të parë
Sanksionet perëndimore dhe recesioni i gjatë, detyruan ushtrinë ruse të zvogëlojë shpenzimet...

Sanksionet perëndimore dhe recesioni i gjatë, detyruan ushtrinë ruse të zvogëlojë shpenzimet për 20 për qind vitin e kaluar.
Kjo është tkurrja e parë e saj në pothuajse dy dekada, tha në një raport Instituti Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm. Pavarësisht se Rusia tregoi muskujt ushtarakë në të gjithë botën, me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, me mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës dhe me përfshirjen e saj në luftën në Siri qysh në vitin 2015, Moska është detyruar të shkurtojë shpenzimet ushtarake në një mënyrë që i vë në dyshim operacionet e ardhshme, thuhet në raport.
Sipas tij, Rusia tani është e katërta sa u përket shpenzimeve ushtarake, ndërsa në tre vendet e para janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Arabia Saudite.
