Afrika qendrore, sulme me bombë në një kishë, 15 të vdekur
02.05.2018 14:17
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur...

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me granata në një kishë, në Afrikën Qendrore. Objekti i kultit që mban emrin “Kisha Notre Dam”, u sulmua nga disa persona, të cilët hodhën granata drejt njerëzve që ishin brenda.
Mësohet se në kishë ndodheshin shumë besimtarë, që po festonin ditën e një shenjtori, ndërsa “Notre Dam” është bërë objekt sulmi edhe në vitin 2014. Objekti i kultit ndodhet në kryeqytetin Bangui, që njihet edhe si enklava myslimane dhe që shpeshherë bëhet qendër e përplasjeve të armatosura.
