Spasovski: Femra, pjesë e proceseve vendimmarrëse

02.05.2018 15:18

Nuk ka asnjë dilemë se femrat janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë...

Nuk ka asnjë dilemë se femrat janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë dhe si të tilla duhet të jenë pjesë e padiskutueshme e proceseve të vendimmarrjes. Këtë e pranoi sot edhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, në paraqitjen e tij në tribunën kushtuar femrave në shërbimet e sigurisë, të organizuar nga Këshilli i Sindikatës Policore pranë MPB-së.

“Reforma fillon vetëm pas miratimit të ligjit. Reforma më e vështirë është reforma e mendjes. Dhe pikërisht për këtë arsye, nënshkrimi i një deklarate apo iniciative është fillimi dhe pranimi i një detyre të re dhe një angazhim që gjërat të ndryshohen. E shoh këtë debat si një mundësi të shkëlqyer për të bërë një përmbledhje të të gjitha rezultateve të arritura deri më tani, por gjithashtu si ministër të marr angazhime të reja për të përmirësuar barazinë gjinore në të gjitha segmentet e funksionimit të MPB-së. Unë kërkoj nga ju që të jeni të kujdesshëm dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje  përforcimit të kapaciteteve tuaja profesionale, duke i pasur parasysh standardet profesionale. Ju e keni përkrahjen time për çdo projekt dhe për çdo iniciativë që do të forcojë besimin e qytetarëve në ministrinë tonë, por në të njëjtën kohë do të ketë një ndikim pozitiv në kushtet e punës në ministri”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.