MASh, gati propozim plan-programet për klasat e dyta dhe të treta
MASh ka publikuar në faqen zyrtare të ministrisë propozim plan-programet mësimore....

MASh ka publikuar në faqen zyrtare të ministrisë propozim plan-programet mësimore për klasat e dyta dhe të treta.
Tashmë MASh ka përfunduar me revizionin e planeve aktuale mësimore dhe të programeve dhe ka publikuar plan-programet e reja për klasat e dyta dhe të treta, duke kërkuar që propozimet të shqyrtohen me kujdes nga mësimdhënësit dhe të gjithë palët e interesuara.
MASh i fton pikërisht palët e interesuara që në mënyrë aktive të kyçen në procesin e ndërtimit të një modeli të ri në arsimin fillor dhe të dorëzojnë të gjitha vërejtjet, komentet apo propozimet që kanë, për përmirësimin e këtyre plan-programeve. Këtë mund ta bëni përmes adresës elektronike në MASh, në [email protected] , ose drejtpërdrejt në arkivin e Ministrisë së Arsimit.
