Filloi regjistrimi i nxënësve të klasave të para, 20 mijë vende në 360 shkolla të vendit
360 shkolla fillore në mbarë vendin, prej sot e deri më 31 maj kanë hapur dyert...

360 shkolla fillore në mbarë vendin, prej sot e deri më 31 maj kanë hapur dyert për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë.
Ministria e Arsimit ka paraparë një numër prej rreth 20 mijë vendesh të lira. Në klasën e parë për vitin arsimor 2018/2019 mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2012.
Gjithsesi, edhe fëmijët që deri më 31 janar 2019 mbushin 6 vjet do të mund të regjistrohen në klasën e parë, por me një kërkesë të veçantë paraprake të bërë nga prindi apo kujdestari dhe gjithsesi pas marrjes së mendimit nga pedagogu i shkollës, nëse fëmija është i gatshëm t’i hyjë në atë moshë rrugës së diturisë.
Vitin e kaluar në klasën e parë u regjistruan 20.437 nxënës, vetëm në Shkup 6.200.
