Maqedoni
Kaloi Ligji për arsimin e lartë, VMRO-DPMNE: Arsimi kthehet 30 vite mbrapa
02.05.2018 17:26
Kuvendi sot miratoi Ligjin për arsim të lartë. Në të njëjtin parashikohet trup i veçantë për evaluim të cilësisë së arsimit të lartë dhe trup të posaçëm për akreditim....

Ligji u kontestua nga VMRO – DPMNE, pasi nuk ishin pranuar asnjë nga amendamentet e tyre. Koordinatori i grupit parlamentar i kësaj partie, Dragan Danev, tha se ligji i tillë kthen arsimin për 30 vite mbrapa.
“Me një ligj të tillë, sistemi i lartë arsimor në vend po kthehet mbrapa për 30 vite. Kjo ishte pjesa ku opozita e atëhershme fitoi shumë pikë politike dhe tani të shohim se bëhet fjalë për ligj apo për diçka krejtësisht tjetër. Ashtu që VMRO-DPMNE dhe opozita do të votojnë kundër miratimit të ligjit, por presim që për një vit një pjesë e madhe e arsimit të lartë në RM të konkurrojë një numër të madh universitetesh në rajon”,- tha Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.
