MPB promovon projektin patrulla fqinjësore
Përafrimi i policisë me qytetarët , komunikimi me qyetaret si dhe siguria e tyre , jane misionet e projektit me te ri te MPB-se i quajtur Patrulla Fqinjesore.....

Përafrimi i policisë me qytetarët , komunikimi me qyetaret si dhe siguria e tyre , jane misionet e projektit me te ri te MPB-se i quajtur Patrulla Fqinjesore.
Patrullat policore lëvizëse që do të vizitojnë pjesët më të largëta të komunave në vend do t’u mundësojnë qytetarëve që të denoncojnë raste të ndryshme njësoj sikur të ishin në stacion policor tha Ministreja Gordana Jankullovksa . Projekti filloi me promovimin e tij ,për herë të parë në Komunën Gjorçe Petrov.
“Është e pamundur që në çdo vendbanim të ketë nga një stacion policor dhe aq më pak është e mundur që në pjesët rurale të komunave të ketë ndonjë formë të pranisë sistematike të zyrtarëve policor por, prania e tillë e policisë së lëvizshme sigurisht që shkon në favor të qytetarëve. Ndonjëherë qytetarët, vërtet jetojnë larg stacioneve policore, ndonjëherë nga arsye të ndryshme ata nuk janë në gjendje që të shkojnë për denoncim, atëherë kur duhet, dhe pikërisht për këtë, në vend që ata të vijnë tek ne, shkojmë ne tek ata, për të qëndruar pranë tyre” – tha ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.
Ndërkohë, Sokol Mitrevski, Kryetar i Komunës Gorçe Petrov tha se ky është vetëm një hap përpara në thellimin e bashkëpunimit tonë me policinë dhe përafrimin e policisë me qytetarët. Projekti i MPB-së ‘Patrulla fqinjësore’ përveç Komunës “Gjorçe Petrov” në të ardhmen do të realizohet në gjithë komunat e tjera të largëta nga stacionet policore. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
