Maqedoni

Takim i katërshes ballkanike në Selanik, takim tet-a-tet Dimitrov- Kotzias

03.05.2018 13:04

Ministrat e jashtëm të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, në Selanik do të diskutojnë për sfidat e Ballkanit në prag të samitit të Sofjes në qershor...

Padyshim, një ndër sfidat e rëndësishme për rrugëtimin euroatlantik të vendit tonë, është zgjidhja e kontestit 20 vjeçar rreth emrit.

Diskutimet rreth kësaj çështje do të mbahen edhe në takimin tete-a-tet të Dimitrovit dhe Kociasit.

Maqedonia ka muaj që hesht rreth asaj se çfarë po bisedohet, nga Greqia pothuajse çdo ditë vijnë deklarata të shkurtra që japin një pasqyrë të paktën rreth asaj se çfarë mendon vendi fqinj.