Botë
Përplaset avioni ushtarak, nëntë të vdekur
03.05.2018 13:29
Një avion ushtarak është përplasur në një autostradë në Gjeorgji duke vrarë të nëntë anëtarët e bordit...

Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare.
Pamjet e publikuara tregojnë rrënojat e aeroplanit të përfshira në flakë dhe tymin e zi.
Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë të tjerë.
Ushtria po heton se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës.
Ai ishte prodhuar të paktën para 50 viteve. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN. Në terren nuk pati të lënduar.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
