EKONOMI

Maqedonia ofron kushte të volitshme për biznes

26.07.2014 16:43

Kështu thotë Ministri i Investimeve të huaja, Goran Mickovski, sipas të cilit Maqedonia me pako të shkëlqyer tatimore, fuqi të kualifikuar punëtore dhe shpenzimet e ulëta për biznes krijon mundësi të shkëlqyera për investim..............

Maqedonia ofron kushte të volitshme për biznes në shumë sektorë. Nga periudha ime e shkurtër këtu, përshtypja është se kompanitë nga sektori i prodhimtarisë më shumë janë prezentë dhe ky trend pres të vazhdojë.

Dëshirojë të shohë më shumë kompani  nga sektori i shërbimit dhe ai financiar në Maqedoni sepse mendoj se është e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë të ekzistoj ky balanc mes prodhimit dhe shërbimeve, thotë Ministri i Investimeve të huaja, Goran Mickovski.

Ai thekson se Maqedonia me pako të shkëlqyer tatimore, fuqi të kualifikuar punëtore dhe shpenzimet e ulëta për biznes krijon mundësi të shkëlqyera për investim. Një pjesë nga fokusi im në këtë mandat do të orientohet drejt këtij qëllimi, të përpiqemi të sjellim më shumë investime nga sektori shërbimit dhe ai financar, theksoi ai. Ekipi investues, siç thotë Mickovski, ka fokus global.

“Është e logjikshme secili prej nesh në këtë punë ta shfrytëzojë përvojën dhe kontaktet e fituara paraprakisht në tregjet e caktuara. Për këtë pres që pjesa më e madhe  nga fokusi të jetë në tregun britanik të cilin e njohë mirë  dhe i cili ka potencial të madh dhe prej të cilit pres më shumë investime në këtë mandat. Pjesa veriore e Evropës, ku shpenzimet për biznes ende janë të larta, gjithashtu ofron mundësi të shkëlqyera,  ndërsa potencial mjaft solid shohë edhe në Azinë Juglindore, ku gjithashtu kam punuar dhe tregun e së cilës e njoh mire”.

Ai, në intervistë, mes tjerash thekson se do të angazhohet për sigurim të më shumë investime dhe vendeve të reja të punës për të mirën e qytetarëve në Maqedoni. Ekipi investues i Qeverisë punon në mënyrë të shkëlqyer, thotë Mickosvki dhe shton se ndjen sfidë personale të ndihmojë me njohurit e tij dhe përvojën tërë projektin ekonomik, i cili është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë të realizohet. (Hamide Ibrahimi, TVM2)