Maqedoni

Reformat në sektorin e sigurisë, Xhaferi: rrisim rolin mbikëqyrës të Kuvendit

03.05.2018 14:43

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe drejtori dhe ambasadori i Kontrollit demokratik ndaj forcave të armatosura (DKAF)...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe drejtori dhe ambasadori i Kontrollit demokratik ndaj forcave të armatosura (DKAF), nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit "Zhvillim i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur", si pjesë e programit për reformë të sektorit të zbulimit në Republikën e Maqedonisë 2017-2020.
 
Projekti ka si qëllim të rrisë rolin mbikëqyrës të Kuvendit mbi punën e institucioneve të veçanta nga sektori i sigurisë. 
 
“Me rritjen e këtij kapaciteti të Parlamentit mundësohet që Kuvendi dhe Qeveria të kryejnë rolin e tyre mbikëqyrës mbi këto institucione të sigurisë e të kontribuojnë që deputetët që janë pjesë e këtyre komisioneve, të pajisen me afërsi plotësuese për funksionin mbikëqyrës të këtyre sferave të sigurisë. Bashkëpunimi me DKAF-in nënkupton edhe mbështetje financiare në vlerë prej 452244 frangash zvicerane nga viti 2017 kur ka filluar bashkëpunimi deri në 2020. Përcaktimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO dhe në BE mbeten parësore për ne dhe bashkëpunimi me DKAF-in do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të kuvendit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucione”,- deklaroi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.