Maqedoni

Ligji për gjuhët, Xhaferi: Nuk ngarkohem me afatet kohore

03.05.2018 15:11

Ende nuk dihet se kur do të dërgohet Ligji për gjuhët nga Parlamenti në Gazetën Zyrtare...

Kryeparlamentari Xhaferi u përgjigj sot shkurt se ligji do të dërgohet, por pa precizuar qartë afatin kohor. 
 
“Nuk jam i ngarkuar me afate kohore sepse nuk ka kufizim kohor”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
 
Sa i përket ligjeve të tjera reformatore, që kërkojnë edhe votat e opozitës, Xhaferi tha se tashmë opozita po voton dhe kjo u tregua edhe në seancën e djeshme.  
 
“Me opozitën në momentin që do caktohet seanca do të jenë në votim, ju e patë dje që ligjet që janë me dy të tretat u votuan edhe nga opozita”,- theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.