Maqedoni
Pavarësia në media, Popovski: Opozita të përkrahë Ligjin për mediat
03.05.2018 15:40
Mediat profesionale dhe të pavarura janë zëri i qytetarëve në çdo shtet demokratik...

Kështu vlerësoi ministri për transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, sipas të cilit, sfera e medias pas dhjetë vitesh më në fund është liruar nga presionet politike dhe avancimi i mediave është notuar edhe në Raportin e KE-së për Maqedoninë. Sipas tij, prioritet për Qeverinë është të krijohen kushte për punë profesionale në Servisin Publik dhe Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
“Presim dhe i bëjmë thirrje opozitës që të përkrahë Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele dhe për fillimin e reformave në industrinë mediale. Qeveria u tërhoq nga reklamimi në mediat. Ne angazhohemi edhe për rritjen e pagave të gazetarëve dhe stabilitetin në vendet e punës. Qeveria nuk do të përzihet në punën e gazetarëve, tek ne keni partnerin e sigurt”,- tha ministri për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski.
Sa i përket kërcënimeve ndaj gazetarëve edhe në këtë periudhë të qeverisjes së LSDM-së, e cila deklarativisht vazhdon angazhimin për media të lira, Popovski tha se gabime edhe mund të ketë, me rëndësi është që ato të korrigjohen.
“Kjo qeveri do zero tolerancë për raste të tilla. Por, ju lutem kërkoni përgjigjet jo vetëm nga unë, por edhe nga kryerësit e këtij akti, të shohim se si ndjehen, le t’u përgjigjen ata. Unë mund të them se kryeministri, Zoran Zaev, kërkoi falje në emër të anëtarit të Qeverisë”,- tha ministri për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski.
Popovskit pret që Ligji i ri për mediat të rrisë pavarësinë, sidomos të Servisit Publik dhe Agjencisë për Media, të minimizojë ndikimin partiak në këto dy institucione dhe në përgjithësi të kontribuojë në respektimin e standardeve profesionale nga mediat.
FLUTURA LATIFI
