Maqedoni
Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur, Spasovski: Po kërkojmë edhe ne, por pa rezultat
03.05.2018 16:25
Për të pestën ditë me radhë, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mekanizmat tjerë për emergjenca...

Për të pestën ditë me radhë, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mekanizmat tjerë për emergjenca, kanë vazhduar kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, të cilët besohet se kanë rënë në rrjedhën e lumit Lepenc.
Deri më tani, pavarësisht kërkimeve të bëra, dy policët e zhdukur nuk janë gjetur. Kërkime po bëhen edhe nga autoritetet në Maqedoni, ku MPB ka aktivizuar edhe njësitin special, por ende nuk ka rezultate pozitive.
“Ne veprojmë bashkërisht me kolegët e Kosovës, në fakt u japim mbështetje për këtë aksion të gjetjes së dy policëve të humbur. Kanë punuar ekipe të përbashkëta, normalisht këtë aksion e udhëheq policia e Kosovës, ne qëndrojmë si rezervë. Në momentin kur kërkohet ndihmë, ne aktivizohemi për çfarëdo lloj ndihme që kërkohet. Janë aktivizuar edhe njësitet speciale, por ende hetimet nuk po japin rezultate, si në anën e Kosovës po ashtu edhe tek ne”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
