MERKATO

Angel Di Maria në PSG?!

26.07.2014 17:02

Sipas burimeve të përditshmes “Marca”, që njihet si shumë e afërt dhe çdo herë mirë e informuar me risitë të Reali, Di Maria, të hënën apo të martën edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i PSG........

Angel Di Maria po i numëron ditët e fundit në fanellën e Realit të Madridit. Mesfushori i skuadrës madrilène, për të cilin tani e një kohë të gjatë flitet për largimin e tij nga kryeqendra spanjolle, sipas gjitha gjasave do të përforcoj francezët e Paris Saint Germain.

Sipas burimeve të përditshmes “Marca”, që njihet si shumë e afërt dhe çdo herë mirë e informuar me risitë të Reali, Di Maria, të hënën apo të martën edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i PSG.

Argjentinasi, me kampionin francez pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare dhe do të fitoj nga tetë milion euro për vit, dyherë më shumë sesa ka fituar në Real, ndërsa “mbretërit” pritet që nga ky transferim i argjentinasit, të fitojnë një shumë rekorde prej 65 milion euro.

Kjo shitje e Realit, do të jetë edhe më e shtrenjta në historinë e klubit, pasi rekordin deri më tani, e mbante Mesut Ozil, me 50 milion eurot që për ate, vitin e kaluar i paguajti Arsenal.

Ardhja e Di Marias, sipas gjitha gjasave do të thotë largim të disa futbollistëve nga ekipi parizien, ndërsa gjasat më të mëdha që të largohen janë për Havier Pastoren dhe Ezequiel Lavezzi, e gjithë kjo shkaku i respektimit të fer plejit financiar. (Mustafa Ademi, TVM2)