Botë
Policët e zhdukur, gjendet në Lepenc njëri nga trupat e pajetë
03.05.2018 18:28
Policia e Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të njërit nga policët që u zhdukën natën e së shtunës...

Policia e Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të njërit nga policët që u zhdukën natën e së shtunës në një aksident rrugor në rrugën interurbane Hani i Elezit – Kaçanik. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, konfirmoi se trupi i pajetë është gjetur pesë kilometra nga vendi i ngjarjes në ujërat e lumit Lepenc, por pa treguar se cilit prej dy të aksidentuarve i përket.
Të shtunën, Armend Trena dhe Malsor Dashi janë vetaksidentuar dhe kanë rënë në lum derisa po udhëtonin me veturën zyrtare.
