Maqedoni
Zgjedhja e kreut të ri të Bankës Popullore, Bogov: Të respektohet ligji për BP-në
03.05.2018 18:35
Mandati i guvernatorit të Bankës Popullore skadon me 20 maj dhe kreu aktual I saj, Dimitar Bogov...

Mandati i guvernatorit të Bankës Popullore skadon me 20 maj dhe kreu aktual I saj, Dimitar Bogov, i propozuar për një mandat të dytë nga presidenti Ivanov, thotë se do të ishtë shumë rrezik që BP të mbetet pa guvernator, sepse një gjë e tillë, do të të ndikonte në stabilitetin e ekonomisë së vendit.
Bogov apeloi deri tek shumica parlamentare që të zgjedhë në kohë guvernatorin e ri, cilido qoftë ai, por duke respektuar ligjin për Bankën Popullore dhe duke përzgjedhur mes ekspertëve të sferës
“Pres që të respektohet ligjin mbi Bankën Popullore Kombëtar, i cili është në përputhje me normat europiane. Unë pres që partitë politike, të veprojnë në mënyrë europiane dhe të marrin parasysh interesin e shtetit. Besoj se, nëse ka vullnet të mirë, do të zgjidhet kandidati më i mirë, një profesionist i cili mund të udhëheqë me sukses Bankën Popullore… Të gjithë ata që thonë se Banka Popullore mund të funksionojnë pa guvernator, ose nuk janë mirë të informuar, ose e dinë mirë se ku janë duke e drejtuar ekonominë e Maqedonisë. Disa përgjegjësi të Guvernatorit janë ekskluzivisht të tijat, si marrja e vendimeve mbi normat e interesit, likuiditetin ose sektorin bankar dhe nuk mund t'i transferohen të tjerëve, pasi vetëm Guvernatori i sjell ato”, deklaroi sot Bogov, gjatë ngjarjes në Bankën Popullore, ku jepeshin parashikimet e fundit për rritjen e ekonomisë së vendit.
BP pret që bruto prodhimi vendor të rritet për 3.2% , por me kusht që të ketë investime private dhe investime kapitale shtetërore.
GAZMEND KURTSHI
