Maqedoni

Bogorodicë, kapen 130 kg drogë në një kamion nga Shqipëria

03.05.2018 18:46

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar mbi 130 kilogramë mariuhanë në një kamion me targa të Shqipërisë...

Drejtuesi i kamionit 37-vjeçar, shtetas i Republikës së Maqedonisë, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30-ditor.
 
Droga është gjetur në vend të veçantë, në brendinë e kamionit dhe është paketuar në 323 paketime, njoftojnë nga Prokuroria Publike.