Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, kongresistët amerikanë letër Stoltenbergut
Kongresisti amerikan, Jim Banks, dhe dhjetë kolegë të tjerë të tij, i janë drejtuar me një letër sekretarit...

Kongresisti amerikan, Jim Banks, dhe dhjetë kolegë të tjerë të tij, i janë drejtuar me një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
ShBA-të mbështesin në vazhdimësi synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike, thuhet në letër. Kongresistët theksojnë se janë të inkurajuar edhe nga përparimi i bisedimeve dhe vullneti i Maqedonisë dhe Greqisë për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre.
Duke e konsideruar si komb multi-kulturor, kongresistët thonë se Maqedonia ka të ardhme të ndritur dhe besojnë që është koha për anëtarësimin e saj në NATO. Sipas tyre, partneriteti i Maqedonisë me NATO-n dhe natyra e ndërlikuar e sigurisë, sidomos përkeqësimi i marrëdhënieve me Rusinë, e bëjnë të patjetërsueshme anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Kongresistët kërkojnë që Maqedonia të ftohet në NATO, për të forcuar bashkimin transatlantik, si edhe për të rritur përparësinë ndaj agresionit të Rusisë.
