Botë

Stuhia e rërës në Indi, rritet në 125 numri i viktimave

04.05.2018 09:26

Është rritur në 125 numri i viktimave nga stuhitë e rërës në Indinë veriore...

Erëra të forta dhe rrufe kanë shkatërruar shumë fshatra, kanë shembur mure dhe kanë plagosur me qindra persona. Zyrtarët e ndihmave në Uttar Pradesh thonë se numri i viktimave është më i larti në stuhi të tilla në të paktën 20 vitet e fundit. Sipas tyre, bilanci i viktimave mund të rritet në ditët në vijim. Meteorologët thonë se stuhitë pritet të vazhdojnë edhe në dy ditët e ardhshme.

Në dy shtete, stuhia ka ndërprerë edhe energjinë elektrike, ka shkulur pemë me rrënjë, ka shkatërruar shtëpi dhe vrarë bagëtitë. Shumë nga viktimat kanë qenë duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë shembur pas goditjes nga rrufetë apo si pasojë e erërave të forta.